Dije ku janë veturat e tua. Në çdo sekondë.
GPS për vetura, flota, taxi dhe rent-a-car – me montim profesional dhe një platformë në shqip që të tregon lokacionin live, rrugën e plotë dhe të lajmëron në telefon kur ndodh diçka.
Shikojeni si funksionon, tani
Veturat lëvizin në rrugët e Prishtinës, ngjyra ndryshon sipas statusit dhe alarmet dalin sapo ndodhin. Klikoni një veturë për ta ndjekur.
Gjithçka për veturat tuaja, në një vend
Një platformë e thjeshtë për pronarin, menaxherin dhe dispeçerin – në kompjuter dhe në telefon.
Alarme direkt në telefon
Serveri i kontrollon veturat 24 orë – edhe kur ju nuk e keni aplikacionin hapur – dhe ju lajmëron menjëherë.
Lokacioni live
Pozicioni, shpejtësia dhe drejtimi i çdo veture – çdo 5 sekonda.
Historia & replay
Rruga e plotë e çdo dite, ndalesat dhe koha e vozitjes.
Zonat (geofence)
Zyra, depoja ose kufiri – alarm kur vetura hyn ose del.
Raportet
Kilometrat, orët e punës dhe shpejtësia – për ditë, javë ose muaj.
Aplikacion për Android & iPhone
E njëjta platformë në xhep – veturat, alarmet dhe historia, kudo që jeni.
Qasje e sigurt për stafin
Llogari për menaxherët dhe dispeçerët – secili sheh vetëm atë që i takon.
Për çdo lloj biznesi dhe veture
Flotë biznesi
Kamionë, furgonë dhe vetura shërbimi – kilometrat, orari dhe përdorimi privat.
Më shumëTaxi
Ku është secila taksi, sa shpejt vozit dhe ku ka qenë – live.
Më shumëRent-a-Car
Alarm kur vetura del nga Kosova, kilometrat dhe gjetja e veturës në çdo kohë.
Më shumëVetura private
Siguri për veturën dhe familjen – lokacioni në telefon dhe alarm kur del nga zona.
Më shumëGati brenda ditës, pa asnjë punë nga ju
Na kontaktoni
Na tregoni sa vetura keni dhe çka ju duhet – ju dërgojmë ofertën.
E montojmë pajisjen
Teknikët tanë e montojnë pajisjen iStartek, të fshehur dhe të sigurt.
Hyni në platformë
Merrni llogarinë dhe shihni veturat në kompjuter dhe telefon.
Gati ta shihni flotën tuaj live?
Paketat fillojnë nga €5 në muaj për veturë. Oferta është falas.